Mes dy pasioneve, Xhimi Lazri: Muzika dhe letërsia, një endje e përjetshme sa te njëra, te tjetra (VIDEO)

Mes dy pasioneve, Xhimi Lazri: Muzika dhe letërsia, një endje e përjetshme sa te njëra, te tjetra (VIDEO)

Xhimi Lazri rrëfeu në studion e MCN pasionin e tij për muzikën dhe letërsinë. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te kompozimet e tij për Teatrin e Operas dhe Baletit. 

 

Janë dy pjesë të miat, njëra e shkruar së fundmi. Tjetra ishte një romancë që e kam bërë kur kam qenë 17 vjeç e gjysmë, kur përgatitesha për konkursin në Akademinë e Arteve. Nuk e pata menduar kurrë ta bëja pjesë të repertorit. Por më kumbonte në skutat e mendjes. Në këtë rastin e kësaj gjeta një fill të përbashkët. 

 

Lazri dha disa detaje të përkthimit të tij më të fundit. 

 

Është një autor kanadez, i lindur në Liban. Është i njohur si autor pjesësh teatrale, aktor, regjisor. Ka pasur jehonë të mirë, ka fituar çmime, ka pasur sukses në botën frankofone. Është një libër thriller. Fillon me një personazh që gjen të masakruar të shoqen në shtëpi. Protagonisti vihet në gjurmët e vrasësit. Kjo e fut atë në botën e rezervave të indianëve të Amerikës dhe të Kanadasë. Atje gjen një realitet të mbushur me trafik. Libri të ngre pikëpyetjen pse ekziston dhuna te njeriu? Autori nëpërmjet një depërtimi të thellë në psiqikën por edhe historinë dhe qenien e njeriut përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes: pse kjo shtazëri te njeriu. Ndaj çdo kapitull është i rrëfyer nga një kafshë. Pra, ne njerëzit shikohemi me syrin e kafshëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy