Përkujtohet në ditën e lindjes baletmaestri Panajot Kanaçi

Përkujtohet në ditën e lindjes baletmaestri Panajot Kanaçi

 Si sot 101 vite më parë, më 2 gusht 1923 lindi koreografi i mirënjohur dhe pedagogu Panajot Kanaçi.

Kanaçi kreu studimet e larta për baletmaestër në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë dhe libretin e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.

Ai ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare”, etj.Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Panajot Kanaçi ndërroi jetë në vitin 1996.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy