22-23 nëntor/ Nis punimet “Dita Arbëreshe” dhe Samiti III i Diasporës

22-23 nëntor/ Nis punimet “Dita Arbëreshe” dhe Samiti III i Diasporës

Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës mbahen sot dhe nesër në Tiranë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani teksa ndau pamje nga Pallati i Kongreseve, tha se është gati për të pritur këto dy evente të rëndësishme për bashkëatdhetarët.

Jemi gati për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e 3-të të Diasporës! Një pikëtakimi me bashkëatdhetarët tanë nga çdo cep i botës si një vlerë dhe pasuri të kombit.

Do të jemi bashkë këto dy ditë, për të diskutuar dhe kontribuar në çështjet më të rëndësishme që na prekin të gjithëve ne.

Dita Arbëreshe do të mbledhë në Tiranë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian për të diskutuar në panele, të cilat fillojnë mëngjesin e sotëm e për të vijuar me sesionin plenar që nis në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të mbajë fjalën e hapjes për t’u pasuar me mesazhet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe emra të njohur arbëresh.

Gjatë këtij takimi do të jepen edhe çmimet “Shqiponja e artë” për disa personalitete.

Ndërsa Samiti III i Diasporës do të zhvillohet më datë 23 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Në Seancën Plenare të Samitit do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora, të cilët janë regjistruar prej muajsh për të marrë pjesë në samit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy