Jennifer Lopez dhuron ushqim për një vit në një shkollë

Jennifer Lopez dhuron ushqim për një vit në një shkollë

Nxënësit e shkollës fillore Jacksboro do të kenë ushqim për gjithë vitin e ardhshëm falë Jennifer Lopez dhe të fejuarit të saj Alex Rodriguez.

Çifti bëri një dhurim bujar pasi u prek nga postimi emocionues i mësueses së shkollës fillore në Jacksboro, Brooke Goins në Facebook, së cilës iu desh të blinte ushqimin e një nxënësi, dhe thoshte: “Sot qava në punë. Jo se e urrej punën time apo se është e vështirë (është vërtet). Sot kam qarë për një fëmijë, një fëmijë që aq pafajësisht foli për ushqimin dhe mungesën e tij".

Goin vazhdoi të shkruante për nxënësin në nevojë për të cilin ajo dhe mësuesit e tjerë grumbulluan para për të blerë ushqim për të. Lopez dhe Rodriguez u bashkuan për të ndihmuar.

Lopez postoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku ajo dhe Rodriguez shfaqen me Goins dhe nxënës. /CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy