Ka startuar mbrëmjen e 3 qershorit edicioni i tretë i festivalit “ netët e bejkës së bardhë”. Për të tretin vit radhazi Piluri kthehet në kryeqendrën e polifonisë labe. 30 grupe të isopolifonisë do të përfarojnë për të pranishmit.
E veçantë e këtij edicioni është prezenca e ansamblit te ardhur nga Kosova të cilët do të kërcejnë dhe këndojnë këngë patriotike. Në natën e parë do të marrin pjesë 10 grupe duke vijuar kështu deri në datën 5 qershor me grupe të tjera.
Ndërkohë përfaqësuesit ansambli i këngëve dhe valleve popullore nga Kosova shprehen se kjo është hera e parë qe marrin pjesë dhe është një emocion duke prekur nga afër polifoninë labe që është perla e kombit.
Ne do të prezantohemi me këngë patriotike si dhe vallen ‘Festa e bashkimit’ që i dedikohet Bashkimit kombëtar.
Sipas kryetarit te Bashkisë Himarë, Gjergji Goro ky është viti i tretë i Festivalit ‘Netët e Bejkës së Bardhë’ në Pilur.
Ky festival do të jetë për tre netë, ku numri i pjesëmarrësve është 30 grupe nga vende të ndryshme të Labërisë. Për Goron është e rëndësishme pasi ky aktivitet është më tepër për brezin e ri që të ruajnë këngën polifonike.
Sipas kryebashkiakut, Himara e ka çelur prej një muaji sezonin turistik dhe Himara kthehet në epiqendrën e turizmit. Ky vit ka nisur mbarë pasi në bashkinë e Himarës janë 1500 turistë të huaj por priten të vijnë edhe 5000 të tjerë të ardhur nga Anglia.
Edhe pse çmimet janë rritur disi në tregun ndërkombëtar tha Gora po përpiqemi që operatorët turistik po mundohen ti mbajnë çmimet në kuotat normale.



