Për here të parë lexuesi francez do të ketë mundësinë të njihet me shkrimet e disa autorëve shqiptar, e gjitha kjo falë botimit më të ri në Paris, nga një shtëpi e njohur botuese e librit.
Kësisoj dje doli nga shtypi versioni fizik dhe elektronik i përmbledhjes më tregime të dashurisë “Nus vers l’independence” , në të cilin libër janë përfshirë 35 shkrimtarë shqiptarë më 35 tregime të dashurisë.
Botimi i kësaj veprejeje “Nus vers l’independence” (Lakuriq drejt pavarësisë) , është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesit francez i prezantohen mëse 35 tregime të dashurisë të botuara nga Shtëpia Botuese “Le Harmattan” më renome ndërkombëtare.
Eshtë një akt historik sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës më krijime artistike dalin 35 autorë të te gjitha trevave shqiptare si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në skenën ndërkombëtare të letërësisë, për shkakun se që nga rënja e sistemit monist nuk është investuar në përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore.
AUTORËT E PËRFSHIRË NË KETË LIBËR
ADEM XHELADINI
ALBERT SHALA
ALMA JAKU
ANILA KANANASI KARAPIDOU
ALKETA GASHI–FAZLIU
BERAT DAKAJ
BEHARE REXHEPI
BILALL MALIQI
BISER MEHMETI
DRITON SMAKAJ
EDLIRA QEFALIJA
FLORA PECI
IBRAHIM BERISHA
ISUF HOXHA
IZET AVDYLI
IBRAIM KOÇA
ISTREF HAXHILLARI
ASLLAN QYQALLA
LEONITA FAZLIU
LUAN XHULI
MEVLYDE SARAÇI
MIRANDA LUSHAJ
HASAN SELIMI
PREND BUZHALA
REMZI LIMANI
ROZETA KRESTE
SADIK BICAJ
SHEQIR PODVORICA
SHEFQET DINAJ
ZYRAFETE MANAJ
XHELAL ADEMI
GJON GJERGJAJ
SEBAHATE SOPJANI
VIKTORIA SEFERI
RESHAT SAHITAJ



