
Femrat u përgjigjen më mirë testeve të matematikës dhe shkencës sesa burrat, kur testet zgjasin më shumë se dy orë.
Në të kundërt, nëse kohëzgjatja është e shkurtër, rezultatet më të mira i kanë djemtë. Këtë e tregon studimi i bazuar në të dhënat nga testi ndërkombëtar Pisa (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve), i kryer çdo tre vjet për të vlerësuar performancën e 15-vjeçarëve në matematikë, shkencë dhe lexim.
Rezultati, i cili do të ndihmojë në zhvillimin e politikave për uljen e hendekut gjinor në studimet shkencore, është botuar në revistën “Nature Communications Pau Balart”, nga Universiteti i Ishujve Balearik, dhe Matthijs Oosterveen, nga universiteti Erasmus në Roterdam.



