12-13-17 Prill/ ‘12 burra të zemëruar’ shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar

12-13-17 Prill/ ‘12 burra të zemëruar’ shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar

Drama e njohur amerikane “12 Burra të Zemëruar” e autorit Reginald Rose vazhdon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar, pranë ArTurbinës në Tiranë, edhe gjatë fundjavës dhe javës që vjen.

Me regji nga Albert Minga, kjo vepër e fuqishme teatrore shpalos një betejë të brendshme dhe morale mes 12 anëtarëve të një jurie që përballen me një vendim jetik: fajësinë ose pafajësinë e një adoleshenti 16-vjeçar të akuzuar për vrasjen e të atit.

“Një akuzë, 12 perspektiva dhe një vendim që mund të ndryshojë gjithçka”, ky është motivi i dramës që sfidon paragjykimet, ndërgjegjen dhe drejtësinë.

Në këtë produksion të fuqishëm interpretojnë disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare: Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Doriana Çaushi dhe Igli Zarka.

Shfaqjet do të vijojnë në datat 12, 13 dhe 17 prill, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar (ArTurbina).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy