E dëmtuar nga tërmeti i 2019/ Restaurohet Kalaja e Prezës në Tiranë

E dëmtuar nga tërmeti i 2019/ Restaurohet Kalaja e Prezës në Tiranë

Kalaja e Prezës, në periferi të Tiranës, që pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i vitit 2019, i është nënshtruar restaurimit për rindërtimin e saj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim përuruan sot restaurimin e saj.

Një ndërhyrje delikate, realizuar falë ndihmës bujare të SHBA, që akordoi për ringritjen e monumenteve të kulturës gjithë Fondin e Ambasadorit për Trashëgiminë, ashtu si nuk kishte ndodhur më parë.

Ministrja tha se restaurimi i kalasë së Prezës, zbatuar nga CHwB Albania, nuk ishte i lehtë për shkak të shkallës së dëmtimit, por edhe teknikave të ndërtimit të saj.

Është bërë një punë e madhe, jo thjesht për të ringritur kullën apo për të restauruar muret, por për të “shëruar” të gjitha patologjitë e hasura gjatë ekspertizës së monumentit, për ta përforcuar, për ta bërë atë më rezistente ndaj lëkundjeve sizmike, por pa cenuar vetë monumentin.

Ky përurim përkon me fillimin e Javës së Kulturës Amerikane, mbushur me aktivitete masive, të hapura për publikun, që i shërbejnë njohjes së njëri-tjetrit dhe promovimit të kulturave të dy vendeve tona.

Kalaja e Prezës është një kala tipike mesjetare e shekullit XV.

 Kalaja ka shërbyer si pikë e fortifikuar për të mbrojtur Krujën nga rreziqet që mund t’i vinin nga deti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy