Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey, u paraqit sot në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.
Aktori, fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat.
Më shumë se një vit më parë, ish folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.
Sulmet kundër tij janë bërë publike edhe në Londër dhe Los Anxhelos.
Ndërsa avokatët e tij bën një lutje për pafajsi në emër të fituesit të çmimit Oskarit gjatë seancës gjyqsore.
Ai nuk ka folur gjatë seancës dëgjimore dhe gjykatësi nuk ka kërkuar që aktori të deklarohet, porse deklarimi si i pafajshëm ishte përfshirë në dokumentet që ia janë dorëzuar paraprakisht gjykatës.
Aktorit i është ndaluar që të mos ketë kurrfarë kontakti me personin që ka ngritur padi në muajt në vijim, ndërsa rasti është shtyrë deri më 4 mars.
Spacey është dashur të kalojë nëpër turmën e gazetarëve për të kaluar nga vetura e tij deri në gjykatë, ku është mbajtur seanca dëgjimore që ka zgjatur 10 minuta.
Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar ka dashur ta shmangë paraqitjen e tij në gjykatë, teksa avokatët e tij kanë thënë se prezenca e aktorit do ta shndërronte seancën në një cirk.
Gjykata në Nantucket është shumë pranë vendit, ku dyshohet se ka ndodhur incidenti në vitin 2016.
Spacey, 59 vjeç, u sulmua nga mediat kur mbërriti në sallën e gjyqit duke mbulluar ngjarjen e cila ishte mbushur me njerëz të zakonshëm të ishullit të Nantucket, pasi mbërriti me avion privat.
Më shumë se një vit më parë, ish folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.
Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë justifikime në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen.
Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, i njohur sidomos për rolin në serialin “House of Cards”, mund të përballet me 5 vjet burgim.
Kjo është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar, pas akuzave të tjera për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura ndaj tij në vitin 2017.



