Publik në Sanremo? Amadeus reagon për herë të parë për polemikat me qeverinë

Publik në Sanremo? Amadeus reagon për herë të parë për polemikat me qeverinë

Polemikat mbi Sanremo-n dhe shqetësimi që këngëtarët të performojnë përpara një teatri bosh apo me figurantë, vazhdon. Gjithçka filloi dje në mëngjes, kur ministri i Kulturës, Dario Franceschini, publikoi status që nuk linte vend për dyshime: “Nuk do ketë asnjë festival me publik”.

Menjëherë pas reagimit, pati zëra mes stafit të Sanremo-s se Amadeus do të hiqte dorë nga posti i tij, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Për të thyer heshtjen një citat nga Aristoteli, është botuar në profilin në Instagram të çiftit Amadeus dhe Giovanna Civitillo, si një mesazh i fshehur: "Injoranti pohon, i arsimuari dyshon, i mençuri mendon".

Ky është reagimi i parë zyrtar i Amadeus, për momentin. Pasditen e djeshme u mbajt një takim mes Rai dhe CTS (Komiteti Shkencor Teknik), ku raportohet se nuk u mund të gjendje një zgjidhje për të shmangur grumbullimet jashtë Teatrit Ariston.

Dilema vazhdon, sipas Rai-t, Teatri Ariston mund të konsiderohet një studio televizive, por qeveria nuk mendon njësoj.

Ndërsa audienca e ndarë, ku në postimin e Amadeus, ka nga ata që i kujtojnë se ka aktorë të lënë pa punë dhe teatro të mbyllura për shkak të pandemisë dhe ndaj nuk duhet të presë një trajtim favorizues. Por ka edhe nga ata që i thonë të mos dorëzohet e mos të heqë dorë nga drejtimi i eventit.

Burimi: Corriere

Lexo edhe:

Amadeus është gati ta lërë Sanremo-n! Zërat zbulojnë kontradiktat për festivalin

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy