
Sot në Ditën Botërore të Përkthimit, u shënua nisja e punës së ateliesë së parë të përkthimit nga frëngjishtja në shqip, një bashkëpunim ky mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri.
Në ceremoninë e prezantimit të aplikantëve, të cilët do të zhvillojnë njohuritë e tyre profesionale në fushën e përkthimit, ishte e pranishme edhe zëvendësambasadorja e Francës në Shqipëri, Claire Nantier, kryetari i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, Rexhep Hida, profesor Edmond Tupja dhe profesor Ilia Lëngu.
“Përkthimi, komunikimi mes gjuhëve ka qenë një prioritet i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që në ditët e para të saja”, shkruhet në faqen zyrtare të QKLL-së.
Programet e Përkthimit dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, bëhet me qëllim të pranimit të librit dhe kulturës shqiptare në gjuhë e kultura të tjera në botë.
30 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është një ditë ndërkombëtare që njeh profesionistët e përkthimit.
Kjo ditë, përkon në ditën e festës së Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës, i cili konsiderohet shenjt mbrojtës i përkthyesve.



