94 vite nga botimi i gazetës “Arbënia”

94 vite nga botimi i gazetës “Arbënia”

 Më 19 shtator 1929, përktasisht 94 vite më parë nisi botimin në Tiranë, gazeta “Arbënia”.

Ky organ shtypi u shqua për oponencën ndaj administratës së vjetër të trashëguar nga Perandoria Osmane. Këta funksionarë qenë objekt i penës shpotitëse të së përditshmes, në faqet e të cilës, ata cilësoheshin si “analfabetë” dhe “anadollakë”.

Sipas gazetës, përmes këtyre individëve kishte depërtuar në makinën shtetërore korrupsioni galopant dhe stanjacioni intelektual, duke e katandisur administratën, sipas fjalëve të Mehmet Konicës (gazeta “Arbënia” , dt. 08.05.1930) “…në një makinë të bërë me vegla të ndryshme, të shtrembra dhe këtu-atje ndonjë vegël e re”.

Për nga ndikimi në opinionin shoqëror dhe nga fryma antiqeveritare që përçonte, gazeta u ndalua nga ministri i Brendshëm i kohës, Musa Juka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy