Shuhet një tjetër yll, vdes aktorja e njohur amerikane Carrie Fisher

Shuhet një tjetër yll, vdes aktorja e njohur amerikane Carrie Fisher

Një tjetër yll i kinematografisë është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për aktoren Carrie Fisher, e njohur veçanërisht për rolin e saj të princeshës Leia në filmat “Star Wars”, vdiq sot në Los Anxheles, njoftoi një burim familjar.

“Me trishtim të thellë, Billie Lourd konfirmon se nëna e tij, Carrie Fisher iku nga kjo jetë sot në mëngjes, në orën 08:55″, tha zëdhënësi Simon Halls, cituar nga revista ”People”.

“Atë e deshi e gjithë bota dhe për këtë do të na mungojë shumë”, shtoi ai.

Fisher pak kohë më parë udhëtonte nga Londra në Los Anxheles kur pësoi një atak kardiak pak përpara uljes së avionit.

Të dielën, nëna e Fisherit, legjenda e Hollywoodit, Debbie Reynolds shkruajti në "Facebook" se vajza e saj ishte në gjendje të stabilizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy