Vajtimi i tërëshenjtës Mari në TKOB/ Sot dhe nesër koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”

Vajtimi i tërëshenjtës Mari në TKOB/ Sot dhe nesër koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”

Pas më shumë se dy dekadash, kthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”.

Vepra e fuqishme do të vijë mjeshtërisht sot dhe nesër në ora 20:00, nga Orkestra, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Adriano Martinolli D’ Arcy, dhe Dritan Lumshi.

“Stabat Mater Dolorosa- Nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit”, këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton kryqëzimin e të birit, Krishtit.

Për të krishterët dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër, përtej përshkrimit të thjeshtë fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.

Ariet e kësaj vepre do të interpretohen nga soprano Renisa Laçka, mezzosoprano Vikena Kamenica, tenori Matias Xheli dhe basi Nicola Ciancio, në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s së Italisë.

Stabat Mater është vepër e Gioachino Rossini-t, bazuar në strukturën tradicionale të sekuencës Stabat Mater për kor dhe solistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy