
Tenori me famë botërore, Placido Domingo, tërhiqet nga skena, duke i dhënë fund marrëdhënies gjysmëshekullore me Metropolitan Opera.
Metropolitan Opera, pas akuzave për ngacmim seksual të disa grave, e ka ndërprerë kontratën me tenorin e njohur, i cili do të këndonte mbrëmjen e kësaj të mërkure në rolin kryesor të operës “Makbeth”. Akuzat e grave u bënë publike nga agjensia e lajmeve “Associated Press”, por këngëtari, nëpërmjet një deklarate i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, dhe shtoi së tërhiqet nga MET, pas një marrëdhënie 51-vjeçare, që kur debutoi për herë të parë në moshën 27-vjeçare. MET opera tha se tenori kishte pranuar të hiqte dorë në të gjitha shfaqjet e ardhshme. Ai kishte planifikuar të performonte më 25, 28 shtator, si dhe më 1 tetor në operën “Makbethin”, dhe në katër data të tjera në operën “Madame Butterffly”, në muajin nëntor. Ndër të tjera Domingo, në deklaratën e tij shtoi: “Teksa diskutohet kaq fort për akuzat e fundit në lidhje me mua, jam i shqetësuar për klimën e keqe në të cilën njerëzit po dënohen pa një proces”.



