
Në kuadër të javës kulturore të Kombeve të Bashkuara, në sheshin “Skënderbej” është çelur ekspozita e Jutta Benzenberg, me titull “Unë kam një ëndërr”.
Kjo ekspozitë, vjen si një projekt fotografik i UN Women Shqipëri dhe ilustron ëndrrat e të rejave dhe adoleshenteve shqiptare nga zonat e thella të vendit.
Ekspozita vjen në kuadër të javës kulturore të Kombeve të Bashkuara dhe është realizuar me mbështetjen e qeverisë suedeze.
Në çeljen e ekspozitës në sheshin “Skënderbej”, ishte e pranishme edhe ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Håstad së bashku me fotografen Benzenberg.
Vajzat që shihen në objektivin e Jutta Benzeberg janë disa të reja shqiptare nga zonat e thella të vendit.
Përballë kamerës se fotografës, vajzat çlirohen duke përqafuar lirinë e ëndrrave të tyre për një të ardhme të arritshme.
Këto fotografi nuk rrëfejnë thjesht histori, ato i mundësojnë shikuesit të kapërcejë gjendjen e spektatorit të thjeshtë dhe të zhvillojë një lidhje të vërtetë me personin që qëndron pas imazhit, me shpresat e saj, energjinë e saj dhe shfaqjen e vërtetë të qenies së saj.
Autorja thotë se ky projekt nuk përfundon këtu. Ai është një thirrje ndaj shoqërisë për të drejta dhe shanse të barabarta, për të sfiduar stereotipet gjinore.
Ekspozita “Unë kam një ëndërr”, si një projekt fotografik i UN Women Shqipëri, do të qëndroj në sheshin “Skënderbej”, përgjatë një jave.



