Java Botërore e Muzikës/ Orkestra e Harqeve, koncert artistik në lagjen Kala të Elbasanit

Java Botërore e Muzikës/ Orkestra e Harqeve, koncert artistik në lagjen Kala të Elbasanit

 

Në kuadër të aktiviteteve të Javës Botërore të Muzikës, Orkestra e Harqeve e Elbasanit organizoi një koncert në ambientet e ish-Shkollës Normale, në lagjen Kala, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

 

Nën dirigjimin e maestro Fabiol Aliaj, me pjesëmarrjen e sopranos Ulpiana Aliaj, tenorit Noel Hoxholli dhe violinistit të njohur, maestro Zeqir Sulkuqi, koncerti përcolli një udhëtim përmes tingujve të muzikës klasike, me interpretime të veprave të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

 

Virtuoziteti i violinës dhe interpretimet vokale u ndërthurën në një program artistik që u prit me duartrokitje të gjata nga artdashësit e pranishëm.

 

Sipas organizatorëve, synimi i këtij aktiviteti është afrimi i muzikës klasike me komunitetin, si dhe promovimi i vlerave kulturore të Elbasanit, me një vëmendje të veçantë ndaj mbështetjes dhe promovimit të brezit të ri të artistëve.

 

Koncerti u mirëprit nga publiku, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë artistike në një prej zonave më të vjetra dhe me vlera historike të qytetit të Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy