Një nga veprat më të njohura të Igor Stravinsky-t, “Historia e ushtarit”, është rikthyer pas më shumë se një dekade në skenën durrsake.
Vepra u interpretua nga instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e mjeshtrit Florian Vlashi, duke sjellë një mbrëmje të veçantë arti për publikun.



