
TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar në formën e një kalendari digjital në të cilat janë të mbledhura “Eventet turistike të Shqipërisë’, një sërë aktivitetesh të turizmit kulturor në Shqipëri për cdo fundjavë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka prezantuar paketën e turizmit kulturor në Shqipëri për fundjavën 8-9 korrik. -TEA këtë herë ju çon në bregdetin magjepsës të rivierës shqiptare, Livadh me festivalin e ritmit dhe natyrës “Lova Fest” -Lezha do të shkëlqejë këtë të shtunë në një mbrëmje të veçantë me “E shtuna fest” -Në Durrës shijoni “Netët e Librit”, mbrëmjet poetike nën freskinë e natyrës së amfiteatrit -Në Butrintin magjik përjetoni një natë me yjet e artit shqiptar e botëror -Alpet e Thethit këtë fundjavë do të jehojnë nga Ansambli i Dukagjinit ku elementët etnografikë do të kombinohen me një panair artizanati dhe zejtarie. -Tepelena do të jetë një tjetër qytet mikpritës me eventin "Vjosa ime" në të cilin muzika klasike, ekspozita e librave, qëndisjet e veshjeve popullore si dhe eksplorimi i atraksioneve turistike që mahnisin. -Teatër, poezi, ekspozita dhe folklore do të mund t’i përzgjidhni përmes aplikacionit TEA pasi tashmë nuk keni kohë për të humbur por vetëm të klikoni dhe niseni në një eksperiencë të re emocionuese. Përmes TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara , sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë. Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA sjellë informacionin për çdo event, për çdo preferencë e grupmoshë, në shqip dhe në anglisht.



