23-29 shtator/ “Tirana International Film Festival” shpall përzgjedhjen zyrtare të filmave konkurrues

23-29 shtator/ “Tirana International Film Festival” shpall përzgjedhjen zyrtare të filmave konkurrues

“Tirana International Film Festival” shpalli përzgjedhjen Zyrtare për edicionin e 21-të të TIFF 2023, që do të mbahet në datat 23-29 shtator 2023.

Premierat kombëtare dhe botërore do të shfaqen në “Tirana International Film Festival”. Edicioni i 21 këtë vit sjell prodhime filmash, që janë realizuar gjatë viteve 2022-2023.

Lista zyrtare përmban 192 prodhime kinematografike, ku 34 janë filma të metrazhit të gjatë, thuhet në faqen zyrtare të festivalit. 

Pas një pune të gjatë që prej tetorit 2022, duke përzgjedhur mes 3500 aplikimeve nga 112 vende të botës, më në fund kemi listën zyrtare me 192 filma, nga të cilët 34 të metrazhit të gjatë.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2022-23 dhe do të jenë premiera kombëtare, duke përfshirë shumë premiera botërore, ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale. 

“Tirana International Film Festival” nisi në vitin 2003 për të mbërritur këtë vit në edicionin e 21-të me filma premiera, por dhe pjesëmarrje të artistëve të ndryshëm, që priten të jenë në Tiranë.

Filmat që do të marrin pjesë këtë vit në festival do të shfaqen në kinema Millennium, Open Air Cinema, Qendra e Artit Agimi, Liceu Artistik dhe Piramida.

Ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, filmat pjesëmarrës në garë janë ndarë sipas kategorive.

 Në listën zyrtare, në seksionin “Full length competition” me filmin e tij është dhe regjisori Milcho Manchevski nga Maqedonia e Veriut, i njohur për filmat si “Para shiut” (1994), “Pluhuri” (2001), “Hijet” (2007), “Nënat” (2010). Regjisori Manchevski ka realizuar gjithashtu “Willow” me të cilin përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në garën për “Oscars” dhe do të vjen në TIFF me filmin “Kaymak”.

Po në këtë seksion janë dhe filmat si “Blaga’s Lessons” nga Stephan Komandarev. “Endless Borders” nga Abbas Amini, “Filip” nga Michal Këiecinski, “She-Hero” nga Mira Fornay, “Telephone” by Jerzain Ortega.

Edicioni i 20-të i “TIFF” një vit më parë u mbyll me mbrëmjen-gala në kinema Millennium, ku u ndanë çmimet për kineastët dhe filmat më të mirë, pjesëmarrës në këtë festival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy