
Në kuadër të ‘Javës së Kulturës Izraelite’ kanë nisur sot dy aktivitete në Kalanë e Tiranës.

E para ka të bëj me një ekspozitë fokusuar tek narrativat e artistëve të ndryshëm të cilët sollën vepra të krijuara përpara nisjes së konfliktit aktual, që pati fillesat më 7 tetor 2023.
Veprat e ekspozuara nxjerrin në pah perspektivat e ndryshuara dhe treguesit e rreziqeve që prekin paqen virtuale.
Akademia e Arteve Bezalel prezanton “Kujtesa e Otefit”, një iniciativë që fton artistët për të rindezur qetësinë idilike të jetës së përditshme në këto vendbanime.
Vizitorët do të shijojnë një udhëtim përmes imazheve të tjetërsuara të peizazheve lokale.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 13 Qershor në Kalanë e Tiranës.

Ndërkohë një tjetër ekspozitë vjen edhe si workshop për fëmijët, po në mjediset e Kalasë së Tiranës.
Në këtë Art workshop nga Shirley Okev, fëmijët dhe studentët do të përjetojnë një udhëtim të frytshëm në botën e mandalës.
Shirley Okev, një terapiste holistike dhe piktore, do të drejtojë pjesëmarrësit në procesin e krijimit të mandalave, duke forcuar paqen e tyre të brendshme dhe ekuilibrin.
Artistja e vlerëson këtë si një mundësi unike për të eksploruar shprehjen artistike dhe krijimin e lidhjeve të thella me procesin krijues.



