"Instruktori juaj është një nga më të mirët që ka prodhuar ky program. Arritjet e tij janë legjendare. Ajo që ai ka për t'ju mësuar ju mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes". Pilotët e avionëve luftarakë kanë një instruktor të ri: 34 vjet pas filmit që e bëri atë yll të ekranit, Tom Cruise rikthehet për të luajtur Pete "Maverick" Mitchell, një vijim i filmit të vitit 1986, që do të dalë në kinematë në mbarë botën në vitin 2020.
Në filmin e ri, Cruise shfaqet i moshuar, por gjithnjë në formë. Nga ajo që mund të merret me mend nga trajleri, filmi është vendosur pak a shumë në ditët e sotme dhe e tregon kapitenin Maverick në një situatë të tillë: ai është thirrur për të instruktuar një brez të ri pilotësh të aeroplanëve të luftës. Regjisori i “Top Top Gun: Maverick” është Joseph Kosinski.
"Reputacioni të paraprin", i thuhet Maverick-ut nga eprorët e tij. "Më duhet të pranoj që nuk e kisha pritur ftesën për t'u kthyer", është përgjigjja e tij. "Nuk është një ftesë, por është një urdhër", është kundërpërgjigjja. Pra, pas më shumë se tridhjetë vjet shërbim në Marinë, toger Pete Mitchell (Tom Cruise) nuk e ka humbur guximin kur është thirrur për të trajnuar një ekip të studentëve të akademisë për një mision të specializuar që askush në botë nuk e ka çuar në fund deri në atë moment. Filmi, i cili filloi xhirimin në verën e vitit 2018, nuk do të përfshijë aktoren Kelly McGillis, e cila në “Top Gun”-in e 1986 e bën togerin Maverick të bjerë kokë e këmbë në dashuri.



