
Këngëtarja e re Erma Mici ka nisur karrierën e saj muzikore që në fëmijëri, duke marrë pjesë në programin "The Voice Kids" deri në festivalin kombëtar të këngës.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN,” Erma tregon për fillimet e saj dhe për faktin se pjesëmarrja në "Fest 63" e rriti atë profesionalisht.
Erma e përshkruan pjesëmarrjen në të si një përvojë të jashtëzakonshme dhe një hap të madh në karrierën e saj.
Kur mungon për një kohë në skenë, natyrisht që mund të kem qenë aktive, por pjesëmarrja në 'Fest 63' të jep një përgjegjësi dhe pritshmëri më të madhe.
Kujtoj momentin kur doli në skenë për herë të parë në këtë festival: “Kur dola në skenë, dëgjoja ‘Bravo, Erma’ dhe mu mbushën sytë me lot. Në mendjen time po thoja: ‘A do dal mirë?’ Dhe kur kam dëgjuar performancën pas saj, thashë se do të kisha mundur të bëja më mirë.
Si eksperiencë, e kam shijuar shumë. Pjesëmarrja në një festival të tillë është një hap i madh në jetë dhe të jep një etiketim artisti. Të jep një status tjetër.
Është e vërtetë, dhe aq më tepër që përveç faktit që ndiqesh nga publiku shqiptar, ndiqesh edhe nga ai i huaj. Aty kupton preferencat e tyre dhe si të shohin ata, se çfarë mund të kishe bërë më mirë. Kam marrë komente shumë nga publiku i huaj, disa pozitive, disa kritika të ndryshme.
Kur mora çmimin e artistes më të mirë parvjet, nuk e kuptoja se si kam qenë dhe si dola. Nuk e dija se çfarë rëndësie kishte festivali kombëtar për mua, por kur isha në petkun e një festivali të tillë, ku ndodhesh, e kuptova vlerën. Pas asaj, herën tjetër isha më e përgatitur.
Erma është 21 vjeç, por ka nisur të këndojë që në moshën 11-vjeçare. Ajo është aktive në muzikë prej 5-6 vjetësh dhe ka marrë pjesë në disa konkurse, përfshirë "The Voice Kids" dhe festivale të tjera.
Erma flet edhe për përkrahjen nga ai ati, stilisti Altin Mici.
Kam dashur të adresojë faktin se duke qenë se jam vajza e Altin Micit, të bën diçka që nëse je fëmija i dikujt ke avantazhe më tepër, shumë njerëz që të hidhen në gjykim, apo ato konkluzionet e tyre.
U them të mundohen që atë njeriun që kanë përballë ta shohin në punë. Normalisht babi është munduar të qëndroj larg punës së tij dhe ai ka zgjedhur artin e tij, unë timin, ai më mbështet shumë përkundrazi.



