“Dashuria në Vargje”, mbrëmje poetike për Shën Valentinin

“Dashuria në Vargje”, mbrëmje poetike për Shën Valentinin

Në vigjilje të festës së të dashuruarve, poetja laureate Rita Petro dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizuan mbrëmjen poetike të titulluar “Dashuria në Vargje”. 

Gjatë kësaj mbrëmjeje, u lexuan vargje klasike dhe moderne nga poetë shqiptarë dhe botërorë të përkthyer në shqip, si dhe lirikë erotike popullore.

Adhuruesit e poezisë do të përjetojnë emocione të thella pas çdo leximi, që flet për ndjenja të pasionuara dhe përvoja njerëzore. 

Mbrëmja u zhvillua në mjediset e Qendrës së Artit “Agimi”, nën praninë e poetëve si Mimoza Ahmeti, Sokoli Çunga, Ana Kove, Agim Baçi, Egla Xhemali, Vlora Nikçi, Edon Qezari, Ilda Mejdani, Liridon Mulaj, Denata Rroji, Enxhi Naumi dhe Altea Alushi.

Rita Petro, Poete Laureate e Shqipërisë për periudhën 2025-2027, ka  një mision aktiv publik për ta afruar poezinë bashkëkohore me lexuesit, veçanërisht me të rinjtë, përmes aktiviteteve kulturore dhe leximeve.

 Ky titull është një vlerësim i dhënë nga QKLL dhe pasqyron angazhimin e saj në promovimin e letërsisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy