Në Shkodër është mbajtur nata e parë e Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit, një aktivitet që rikthen në skenën e teatrit “Migjeni” emra të njohur të komedisë shqiptare.
Festivali do të vazhdojë edhe për tre netët e ardhshme, duke sjellë për publikun humor, argëtim dhe artistë nga mbarë trojet shqipfolëse.



