Filmi për vrasjen e Gucci-t rikthen Lady Gaga në ekranin e madh (VIDEO)

Filmi për vrasjen e Gucci-t rikthen Lady Gaga në ekranin e madh (VIDEO)

Pas debutimit për herë të parë si aktore në filmin “A star is born”, në krah të Bradley Cooper, këngëtarja Lady Gaga i rikthehet sërish kinemasë. Oferta ka ardhur nga regjisori Ridley Scot, për një rol në filmin që bazohet mbi historinë e vërtetë të vrasjes së trashëgimtarit të shtëpisë së modës, Gucci.

Lady Gaga do të luajë rolin e Patrizia Reggiani-t, të cilën Maurizio Gucci e braktisi pas 12 vitesh martesë për një grua më të re në moshë. Reggiani u dënua me 18 vjet burg për organizimin e vrasjes së bashkëshortit në vitin 1995. Ajo u pagëzua me nofkën Vejusha e Zezë gjatë procesit gjyqësor dhe u lirua në vitin 2016.  

Filmi i regjisorit Scot bazohet në biografinë “Shtëpia Gucci: Një histori sensacionale vrasjeje, çmendurie, lakmie dhe mode”, e shkruar nga Sara Gay Forden, të cilës regjisori i “Gladiatorit” i ka blerë të drejtën e autorit.  

Ky film risjell sërish në ekran këngëtaren Lady Gaga, e cila ishte në kërkim të një projekti kinematografik pas suksesit të filmit “A star is born”, i cili mori dy nominime dhe një Oskar për këngën më të mirë origjinale. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy