Shënohet 88 vjetori i vdekjes së aktorit Aleksandër Moisiut

Shënohet 88 vjetori i vdekjes së aktorit Aleksandër Moisiut

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot në 88 vjetorin e vdekjes, aktorin me famë botërore Aleksandër Moisiun.

Aktori me origjinë shqiptare, Moisou, ndërroi jetë në Vjenë, më 23 mars 1935,

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai  ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare. 

Në skenën gjermanishtfolëse mishëroi mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi.

Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e Burgtheatër.

Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit.

Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arbëresheje, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi të plotësonte vullnetin e tij të fundit.

Arkivat kanë postuar dokumente ku paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy