
Aktorja Zamira Kita nuk e ndien mungesën e angazhimit në jetën artistike të Tiranës. Në emisionin “Arnautistan”, drejtoresha e Teatrit të Korçës tha se e ka gjetur veten të realizuar në qytetin e saj.
Nuk e kam ndier mungesën e hapësirës. Shfaqjet kanë qenë të shumta, kam pasur në krah aktorët më të mirë të Shqipërisë. Kam qenë shumë e realizuar në Korçë. Kam pasur mundësinë të bëj role të mira. Kam bashkëpunim me Tiranën dhe kam shumë kërkesa në Tiranë. Kam vajzën studente në Tiranë dhe mund të lëviz. Ajo studion veterinari, luan në kitarë dhe e pëlqen shumë teatrin. Është natyrë shumë e veçantë. I pëlqen arti dhe muzika.



