Rinisin gërmimet arkeologjike në Bazilikën e Elbasanit

Rinisin gërmimet arkeologjike në Bazilikën e Elbasanit

Gërmimet arkeologjike kanë nisur sërish në Bazilikën Paleokristiane Extra Muros në qendër të qytetit të Elbasanit, duke nxjerrë në dritë jo vetëm objekte, por edhe fakte të reja, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Në këtë proces, që po kryhet nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologut Elio Hobdari janë përfshirë edhe studentë nga dega e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës. Gërmimet do të zhvillohen në dy faza, ku e para do të vijojë deri në mesin e muajit korrik dhe më pas faza e dytë do të rifillojë në fillim të shtatorit. Faza e parë është fokusuar në disa vendvarrime në ambientet e bazilikës, të cilat po gërmohen dhe dokumentohen, ndërsa janë zbuluar elemente të reja arkitektonike si kapitele, pjesë kolonash etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy