Publikohet këngë e re e George Michael

Publikohet këngë e re e George Michael

Pothuajse tre vjet pas vdekjes së tij në datën 26 Dhjetor 2016 “This Is How (We Want You To Get High)", publikimi i së cilës nuk lejohej që nga viti 2012.

Kënga, e shkruar dhe e prodhuar nga George Michael në bashkëpunim me James Jackman, është publikuar nga “Universal Music” dhe është pjesë e kolonës zanore të filmit "Last Christmas", frymëzuar nga muzika e George Michael dhe “Wham!”.

“This Is How (We Want You To Get High)",e regjistruar në Londër gjatë seancave të fundit në studio të George, është materiali i parë origjinal I publikuar që nga viti 2012 dhe është një këngë tipike e George Michael me një ritëm funky.

Teksti, i shkruar ekskluzivisht nga George, tregon për të këqijat e shoqërisë me përzierjen karakteristike të humorit dhe vetë-ironisë tipike të yllit të pop anglez. Pjesa e shoqëron në mënyrë të përkryer skenën finale të "Last Christmas", komedinë e re romantike nga “Universal Pictures”, frymëzuar nga suksesi homonim i “Wham!” që del më 19 dhjetor. Filmi është drejtuar nga Paul Feig (Bridesmaids) dhe bashkëshkruar nga Emma Thompson, me Emilia Clarke (Game of Thrones), Henry Golding (Crazy Rich Asians), Michelle Yeoh dhe vetë Emma Thompson. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy