“Tirana youth perform fest”/ Mbahet festivali dy ditor kushtuar të rinjve

“Tirana youth perform fest”/ Mbahet festivali dy ditor kushtuar të rinjve

Qendra për Hapje dhe Dialog organizoi mbrëmjen e parë të festivalit multidisiplinor “Tirana Youth Perform Fest”.

Ky bashkëpunim mes Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe Qendrës “Performancë” drejtuar nga Zana Çela, përcollen te publiku krijimet artistike të shumë të rinjve të talentuar, duke i inkurajuar ata të mos reshtin asnjëherë së shprehuri botën e tyre.

“Tirana Youth Perform Fest” është festivali më i ri kushtuar artit nga të rinjtë.

Edicioni i parë filloi me mbrëmjen e arteve vizuale në ambientet e bibliotekës së kryeministrisë në COD.

Në këtë mbrëmje morën pjesë 58 të rinj artistë të cilët prezantuan krijimtaritë e tyre përmes teknikave të ndryshme si: pikturë, pikturë në vaj, stilim në instalacion, skulpturë, skulpturë portret, instalacion me materiale të riciklueshme, lloje të ndryshme grafikash (linoleum, serigrafi, pecikllaz), linogravurë e video animacion.

Në mbrëmjes e natës së dytë  artistike, në COD, ishin të ftuar me punimet e tyre edhe 75 piktorë të vegjël, prania e të cilëve i dha gjallëri ambientit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy