
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën një nga pikat më të debatueshme përsa i përket historisë së Shqipërisë.
Politizimi i saj ngre shpesh pyetje në lidhje me atë se si mësohet Lufta Nacionalçlirimtare në tekstet mësimore të studentëve të Akademisë Ushtarake apo atyre që njihen si kadetët dhe nëse kjo histori është ushtarake apo politike.



