8-9 Gusht/ “Dua Fest” ndez atmosferën te Kalaja e Rozafës

8-9 Gusht/ “Dua Fest” ndez atmosferën te Kalaja e Rozafës

Nën hijen madhështore të historisë dhe bukurisë së Kalanës së Rozafës, më 8 dhe 9 gusht zhvillohet edicioni i radhës i festivalit “Dua Fest”, një ngjarje magjike që sjell dy netë të paharrueshme muzikore në zemër të Shkodrës.

Tingujt modernë do të përplasen me muret shekullore të kalasë, duke krijuar një atmosferë unike ku muzika, historia dhe emocionet bashkohen në një përvojë të veçantë kulturore.

Artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë do të ngjiten në skenë për të ndezur netët verore të qytetit verior. Artistë nga më të suksesshmit do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje artistike, si: Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj e të tjerë.

Të tjerë artistë që do të performojnë janë DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn dhe Hektor Jubani.

Organizatorët premtojnë një atmosferë elektrizuese, plot energji dhe emocione që nuk harrohen lehtë. 

“Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen.”

“Dua Fest” është një bashkim i artit, kulturës, historisë dhe argëtimit në një nga vendet më simbolike të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy