113-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë/ Në Vlorë e Tiranë zhvillohen aktivitete festive

113-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë/ Në Vlorë e Tiranë zhvillohen aktivitete festive

Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. 

Në të gjitha qytetet e vendit zhvillohen aktivitete festive, ndërsa qendra kryesore e kremtimeve mbetet Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor 1912.

Në Vlorë, aktivitetet përfshijnë ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit, e cila pritet të nisë në orën 10:00, homazhe tek varri i Ismail Qemalit, parada, ekspozita, panaire, shfaqje folklorike, koncerte rinore e simfonike, si dhe Koncertin e Madh Festiv në mbrëmje.

Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell shfaqjen “Shqipëri i nëna ime”, në një program me këngë dhe valle popullore për nder të Festës së Pavarësisë. Po atë ditë, në sheshin “Tre Racat”, mbahet koncerti “Rinia në zemër të Vlorës”, me muzikë patriotike, valle tradicionale, polifoni, aktivitete rinore dhe konkurse artistike nga shkollat profesionale, ndërsa Teatri “Petro Marko” pret një performancë festive nga Cirku Kombëtar.

Edhe Tirana do të jetë sot e mbushur me aktivitete. Festa nis në orën 10:00 me ceremoninë e Nderimit të Flamurit. 

Më pas, Pazari i Ri do të shndërrohet në një hapësirë të gjerë festive me aktivitete tradicionale, ku të rritur e fëmijë do të mund të shijojnë gatime shqiptare, performanca folklorike dhe muzikë live.

Në bulevard, tek instalacioni “Trumpeta”, Ansambli Popullor i Tiranës do të sjellë një performancë të veçantë që premton emocione dhe atmosferë të ngrohtë. 

Një koncert i dedikuar fëmijëve do të zhvillohet në Kopshtin Zoologjik, ndërsa Parku Rinia do të presë një sërë aktivitetesh të hapura për të gjithë publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy