Çelet ekspozita “Epitaf” me punime të qëndisura të etnografisë shqiptare

Çelet ekspozita “Epitaf” me punime të qëndisura të etnografisë shqiptare

Ekspozita “Epitaf” vjen me punime të qëndisura në galerinë FAB.

Artistja Egla Memaj solli përmes ekspozitës “Epitaf”, sjell punime të qëndisura ku pasqyrohen vlerat etnografike shqiptare.

Në ekspozitën e saj personale artistja Egla Memaj  ka përzgjedhur si subjekt “Epitafin i Gllavenicës”, një ikonë e qëndisur dhe arritje kulmore e traditës etnografike mesjetare.

Përmes 27 veprave të reja, të qëndisura kryesisht në fill të artë, ekspozita na fton në një përftim të ri mbi trashëgiminë tonë kulturore.

Studiuesi Ermir Hoxha thotë se se zhvilluar në shekuj, sipas funksionit ajo mund të grupohet si punime artistike shtëpiake për nevoja të përditshme dhe zejtari artistike e realizuar në format profesional nga mjeshtër e zanatçinj popullorë.

“Epitafi i Gllavenicës” është realizuar në vitin 1373. I gjendur në bazilikën e Shën Mërisë në Ballsh, ai paraqet figurën e Krishtit të vdekur, shtrirë mbi një çarçaf dhe rrethuar nga shenjtorë, serafinë e engjëj. Me përmasa 212 x 114 cm, në këtë “ikonë të qëndisur” me fije tekstile dallohen katër ngjyra bazë: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhë, të shoqëruara me nuancat përkatëse.

Epitafi është një nga objektet më të rëndësishme që trashëgon Shqipëria nga Mesjeta; një brilant historie e teknologjie.

Ekspozita “Epitaf” do të qëndrojë deri më 17 prill në galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy