Shënohet 120 vjetori i vdekjes së Jeronim de Radës

Shënohet 120 vjetori i vdekjes së Jeronim de Radës

120 vite më parë, përkatësisht më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.

Përfaqësuesi i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, u lind më 1814-n në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri.

U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku mori trajtë botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.

Në vjetët 1847-1848, De Rada botoi “Rrëfimet e Arbrit”, që përmblidhte katër novela në vargje, ku ideja patriotike shprehej me lirizëm të theksuar. Në drejtimin e kësaj figure qendrore të periudhës së Rilindjes, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia” (dokumenti më poshtë).

Paskëtaj, duke nisur prej vitit 1860, botoi një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, siç janë: “Parimet e estetikës” (1861), “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866) etj, ku përkrahte fuqimisht çështjen kombëtare. Në vitet 1890-të, De Rada përfundoi poemat “Skënderbeu i pafat” dhe “Gjon Huniadi”.

Organizoi dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), si edhe mori pjesë në Kongresin XII-të të orientalistëve në Romë. Si rezultat i përpjekjeve të tij të shprehura në këto dy kongrese, u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

Me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së Jeronim de Radës, Muzeu Historik Kombëtar organizon një bisedë me temë "Erdhi dita e Arbërit". I ftuar është prof. dr. Sadik Bejko. Aktiviteti zhvillohet më 28 shkurt 2023, ora 11:00 në sallën “Kostandin Shpataraku”.

Drejtoria e Arkivave ka postuar edhe aktin e vdekjes së De Radës dhe foton e banesës së tij në Kalabri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy