Fantazmat e së shkuarës e përndjekin ende Woody Allen, por vetëm në SHBA

Fantazmat e së shkuarës e përndjekin ende Woody Allen, por vetëm në SHBA

Filmi i fundit i Woddy Allen, “Një ditë shiu në Nju-Jork”, një komedi me protagonisë Timothee Chalamet dhe Elle Fanning, u bojkotua nga Amazon vitin e kaluar. Në SHBA duket se nuk ka gjasa që të jepet. Por në Europë është histori tjetër.

Filmi pritet në kinematë italiane më 3 tetor. Një ditë më pas, ai do të shfaqet në Spanjë. Po ashtu, edhe në kinematë gjermane dhe austriake kanë konfirmuar se filmi do të jetë në ekranet e tyre. Grupi që është marrë me shpërndajen e  filmit do ta çojë atë përveç Europës, edhe në Kinë, Japoni, Kore të Jugut, Rusi dhe Amerikën e Jugut.

Por ndërsa nëpër botë, filmi i Allen po shitet me shpejtësi, në SHBA gjithçka ka mbetur pezull.

Shkak janë akuzat ndaj Allen që dolën sërish në dritë pas lëvizjes  #MeToo. Regjisori është akuzuar vite më parë nga vajza e tij e adoptuar, Dylan Farrow, për abuzim seksual. Akuzat i referohen vitit 1992, por Allen i ka mohuar ato gjithmonë. Vitin e kaluar, Amazon prishi një kontratë për 4 filma të Allen, një vendim që regjisori e ka paditur në gjykatë dhe kërkon 68 milionë dollarë dëmshpërblim.

Allen po përballet me probleme të ngjashme edhe në fushën e botimeve. Një autobiografi e tij është refuzuar nga shumë prej botuesve më të mëdhenj në SHBA.

Por në Europë, ku denoncimet e lëvizjes  #MeToo nuk kanë pasur jehonë dhe ndikim si në Amerikë, Allen ka ende audiencë. Sidomos në Itali dhe Francë, ai e ka ruajtur terrenin. Vitin e kaluar, aktori spanjoll, Javier Bardem, i cili ka luajtur në filmin e Allen “Vicky Cristina Barcelona”, deklaroi se nuk mund të binte dakord kurrsesi me “linçimin publik që po i bëhet atij”.

“Nëse do të më ftonte për të punuar sërish me të, të nesërmen në mëngjes do të mbërrija në ser. Ai është gjeni”, ka thënë Bardem. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy