Në kuadër të “Muajit të Kujtesës”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përkujtuar sot kompozitoren Dhora Leka.
Kujtojmë sot kompozitoren Dhora Leka, përfaqësuesen e atij brezi që besoi dhe luftoi për lirinë e vendit.
Dhora Leka, e cila në vitet 1935-40 të shekullit të kaluar kishte mësuar muzikë dhe luante bukur në piano, u lidh në qytetin e Korçës me grupet antifashiste dhe u angazhua familjarisht në luftën Nacional- Çlirimtare.
Në vitet 1942-44, Dhora Leka kompozoi këngët partizane (asaj i përkasin gati 50% e këtyre këngëve), ndërsa në vitet e regjimit komunist ajo u arrestua dhe më pas u burgos dhe u internua.
“Këngët e rezistencës” të krijuara nga Dhora Leka kanë një cilësi të lartë krijuese dhe janë konsideruar si kompozime autentike dhe me vlera të mirëfillta artistike.



