Ansambli Popullor dhe Ansambli i Kosovës bashkë në një koncert në TKOB

Ansambli Popullor dhe Ansambli i Kosovës bashkë në një koncert në TKOB

Një koncert i përbashkët me këngë e valle popullore i titulluar “Ne jemi Një”, do t’i bëj bashkë Ansamblin Popullor të Shqipërisë dhe Ansamblin e Kosovës “Shota” nesër në ambientet e TKOB. TKOB përmes një njoftimi për opinion, bën të ditur se trashëgimia e përbashkët do të kremtohet me këngë e valle si një festë për kulturën popullore. "Shqipëri e Kosovë bëhen NJË me koncertin e Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ansamblin e Kosovës ”Shota”! Si një aset i çmuar, trashëgimia jonë e përbashkët do të kremtohet me valle e këngë popullore, nën idetë e Alban Tahirit, me udhëheqjen artistike nga Ansambli "Shota", Ylber Asllanaj, dirigjimin e Vladimir Hasimit, përkujdesin e koreografes sonë Brikena Aupaj dhe atij të "Shotës", Alfrim Alshiqi. Le të festojmë kulturën popullore! Koncerti i përbashkët “Ne jemi Një”, mbahet më 29 qershor, prej orës 20:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy