Pornografia, nga filmat e parë deri te industria miliarda dollarëshe (VIDEO)

Pornografia, nga filmat e parë deri te industria miliarda dollarëshe (VIDEO)

Filmat pornografikë janë shfaqur për herë të parë në fund të viteve 1800. “Le Coucher de la Mariée”, i shfaqur në Paris në vitin 1896, një film i shkurtër erotik, konsiderohet të jetë një nga filmat e parë me skena eksplicite. Pas tij do të vijonin filma të tjerë me metrazh të shkurtër, përfshirë edhe filmin e parë porno me personazhe meshkuj në vitin 1929. Filmi i parë me skenar të mirëfilltë dhe metrazh të gjatë do të vinte në vitin 1972. “Deep Throat”, një produksion amerikan, do të kthehej menjëherë në sukses. Ai mori  çmimin Golden Age of Porn, pasi suksesi i tij zgjati për 15 vite. Duke parë fitimet që vinin nga realizimi i filmave për të rritur, shumë kineastë investuan në këtë drejtim. Kjo kategori filmash u shndërrua dalëngadalë në një industri shumë fitimprurëse.

Sot ajo vlen rreth 97 miliardë dollarë, shumë kjo e mjaftueshme për të ushqyer të paktën 4.8 miliardë njerëz në ditë.

Interneti i ka dhënë një shtysë të jashtëzakonshme kësaj industrie. PornHub është faqja më e madhe që ofron këtë kategori filmash. Ajo është aq e ndjekur, saqë vitin e kaluar raportoi se transmetimet e saj arritën në 75 gigabajt në sekondë, me një total prej 87.8 miliardë shikime. Sipas statistikave, çdo muaj, faqet porno kanë më shumë vizitorë sesa Netflix, Amazon dhe Tuiter të marra së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy