Grupi muzikor vjenez "Znap" dhe këngëtarja Patricia Moreno performojnë në “Shkodra Jazz Festival”

Grupi muzikor vjenez "Znap" dhe këngëtarja Patricia Moreno performojnë në “Shkodra Jazz Festival”

Në kuadër të natës së parë të koncerteve përmbyllëse të “Shkodra Jazz Festival 2023”, grupi muzikor vjenez “Znap” dhe këngëtarja me famë ndërkombëtare Patricia Moreno, kanë performuar mbrëmë në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Sonte në skenë do të jetë grupi nga Rumania “Popfolklorica”, i cili do të performojë në sheshin para Bashkisë Shkodër, në orën 22:00.

Dy karakteristika e bëjnë këtë grup një eksperiment të jashtëzakonshëm. E para, është ideja e drejtorit të grupit, Ovi, laureat çmimesh në Eurovision 2010 dhe 2014, për të bashkuar personalitete tashmë shumë të spikatura individualisht në skenën rumune.

E dyta, është zgjedhja e mënyrës së krijimtarisë, që niset nga pasuria e jashtëzakonshme etnomuzikore rumune për ta pasuruar atë me gjetje interesante të frymëzuara nga stilet jazz, blues, motoën ose vintage soul.

Ndërkohë të tjerë solistë dhe grupe të mirënjohura muzikore do të jenë në skenë në dy ditët e fundit të edicionit të 14-të “Shkodra Jazz Festival”, organizuar nga Shoqata Kulturore “RROK JAKAJ”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe partnerë të tjerë.

Koncertet përmbyllëse të “Shkodra Jazz Festival 2023”, që do të vijojnë deri më 27 Gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy