Martin Scorsese, së shpejti një film për Jezusin

Martin Scorsese, së shpejti një film për Jezusin

Regjisori Martin Scorsese ka paralajmëruar një film të ri për Jezusin, pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan.

Pas Festivalit të Filmit në Kanë, Scorsese udhëtoi nëpër Itali, ku vizitoi edhe Vatikanin. Atje, Scorsese njoftoi turmën për projektin e tij të radhës: “Unë i jam përgjigjur thirrjes së Papës për artistët në të vetmen mënyrë që di si: duke imagjinuar dhe shkruar një skenar për një film për Jezusin”.

Dhe unë jam gati të filloj ta bëj.

Para njoftimit, Scorsese dhe gruaja e tij Helen Morris morën pjesë në një konferencë tjetër, "Estetika globale e imagjinatës katolike", ku ata biseduan shkurtimisht me Papa Françeskun në Vatikan.

Filmi i ri i Scorsese, “Killers of the Flower Moon” u shfaq së fundmi në Kanë. Filmi me protagonistë Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio bazohet në librin e David Grann të vitit 2017 me të njëjtin emër dhe fokusohet në vrasjet seriale të anëtarëve të Osage Nation në Oklahoma në vitet 1920 pasi nafta u zbulua në tokën e tyre.

Premiera e filmit në Kanë u pasua me ovacione që zgjatën 9 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy