Sot në Amfiteatrin Antik të Durrësit, në orën 20:30, do të zhvillohet koncerti "Meloditë e Mesdheut", që rikthen pas shumë vitesh në qytetin bregdetar sopranon Inva Mula, një nga emrat më të mëdhenj të operës shqiptare dhe asaj botërore.
Në program do të jenë këngët dhe meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut. Gjatë këtij koncerti, do të performojnë dueti Ekland & Redi Hasa, si dhe Kori i Fëmijëve "Okarina" nga Prishtina, të cilët do t’i japin kësaj performance një atmosferë magjike.
Sopranoja Inva Mula vjen me këtë koncert pas pjesëmarrjes në MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tetë i këtij festivali.



