‘Fashion Show Kids’, spektakël mode për fëmijët në 1 Qershor/ Endri Cuka rrëfen prapaskenat e organizimit

‘Fashion Show Kids’, spektakël mode për fëmijët në 1 Qershor/ Endri Cuka rrëfen prapaskenat e organizimit

Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, skena shqiptare e modës do të mirëpresë një event të veçantë dhe të pazakontë: ‘Fashion Show Kids’, një spektakël që shkon përtej modës, duke sjellë art, stil dhe përfshirje sociale në qendër të vëmendjes.

I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, gazetari dhe një nga organizatorët kryesorë të eventit, Endri Cuka, ndau emocionet dhe detajet nga përgatitjet intensive të këtij projekti.

Ky është një projekt që vjen nga zemra. Nuk është vetëm një sfilatë me rroba të bukura, por një aktivitet i ndërtuar me shumë dashuri dhe përkushtim për fëmijët.

Ne falënderojmw të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti zysh Arlen, organizatore,  që ka frymëzuar dhe udhëhequr me pasion dhe profesionalizëm fëmijët që do të ngjiten në skenë.

Fëmijët janë të disiplinuar, të përkushtuar dhe më e rëndësishmja, të emocionuar për këtë përvojë. Ne punojmë jo vetëm me rregulla dhe orare, por edhe me zemrën e tyre, që ata të ndihen të vlerësuar dhe të rëndësishëm.”=

Në përputhje me kauzën sociale që mbart ky event, Cuka zbuloi se organizatorët kanë menduar që spektakli të përfshijë edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore nën shoqërimin e disa figurave publike.

Sot është edhe Dita Kombëtare e Jetimëve dhe ne nuk mund ta lëmë pa reflektuar. Në këtë ‘Fashion Show’ do të marrin pjesë edhe fëmijë jetimë, të cilët do të kenë mbështetjen dhe duartrokitjet e VIP-ave të ftuar. Është një mënyrë për t’i bërë ata të ndihen pjesë e shoqërisë, për t’i dhënë zë dhe hapësirë.

Personazhet publik do shoqërojnë fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve jetim dhe ata nevoja sopeciale, me spektrin autik dhe ata me sindromen Down.

Eventi ka përfshirë edhe një fotosesion profesional me fëmijët pjesëmarrës, i cili ka krijuar jo vetëm kujtime të bukura, por edhe lidhje emocionale mes organizatorëve dhe vogëlushëve.

Çdo ditë po na shtohen personazhet, fëmijët janë të lumtur, dhe kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë punë. Spektakli do të jetë i madh jo vetëm në skenografi, por edhe në ndjesi dhe mesazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy