26 shtator-02 tetor/ Nis “Java Kulturore Kineze”

26 shtator-02 tetor/ Nis “Java Kulturore Kineze”

Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare në vend, nga sot e deri më 2 tetor, “Shqipëria mikpret Kinën”, ditë të cilat i dedikohen kulturës kineze, ka bërë të ditur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Nga sot e deri më 2 tetor, “Shqipëria mikpret Kinën”.

E nisëm Javën Kulturore Kineze me ekspozitën historike fotografike në Muzeun Historik Kombëtar, për të vijuar me një performancë Taiji-art marcial tradicional kinez, koncertin e artistëve kinezë dhe atyre shqiptarë të Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve apo Festivalin e Ushqimit dhe Kulturës Kineze.

Një larmi aktivitetesh, që do të na sjellë këtu Kinën për një javë!

Aktivitetet e Javës Kulturore Kineze, nisën sot me ekspozitën historike fotografike e cila u çel në ora 10, në Muzeun Historik Kombëtar, dhe që do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë javës së kulturës kineze.

Pasdite aktivitetet do të vijojnë, në sheshin Italia në orën 16:30, me një performancë Taiji, art marcial tradicional kinez.

Java do të vazhdojë me aktivitete kulturore, si ai i datës 29, ku artistët kinezë do të performojnë në sallën e Katedrales Ortodokse, së bashku me artistë të Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve.

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet Festivali i Ushqimit dhe ai Kulturës Kineze.

Të dyja aktivitetet, shumë interesante për t’u ndjekur, janë parashikuar të zhvillohen në datën 30 shtator, duke filluar me gatimet kineze, rreth orës 17:30 e duke vazhduar me Festivalin e Kulturës, pas orës 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy