Kërkohet kthimi i Mona Lizës te pasardhësit e Da Vinçit

Kërkohet kthimi i Mona Lizës te pasardhësit e Da Vinçit

ShoqataInternational Restitutions  ka paraqitur një kërkesë zyrtare që Mona Lisa t'u kthehet nga Luvri trashëgimtarëve të Leonardo da Vinçit.

 Kjo kërkesë ka pak ose aspak shanse për t'u pranuar, por Këshilli i Shtetit, autoriteti më i lartë administrativ francez, do të duhet ta shqyrtojë atë në ditët në vijim. Në një rast të ngjashëm më parë, Këshilli është përgjigjur se International Restitutions, një shoqatë e panjohur me qendër në një fshat të vogël pranë Perpignan në jug të Francës, nuk kishte të drejtë të bënte një kërkesë të tillë.

Mona Lisa ndodhet në Luvër që nga viti 1797 dhe në koleksionet franceze që nga viti 1516. Mbreti Françesku I e mori atë dhuratë nga Leonardo da Vinci, në këmbim të mbrojtjes së tij dhe një pensioni, pasi gjeniu toskan nuk gëzonte më mbështetjen e familjes Medici dhe ishte strehuar në Francë.

Vitet e fundit, Franca ka proceduar me kthimin e veprave të ndryshme, në shumë raste piktura të vjedhura nga nazistët dhe të kthyera te trashëgimtarët e pronarëve legjitimë. Presidenti Emmanuel Macron, gjatë një fjalimi në Ouagadougou në Burkina Faso, ka inkurajuar shtetet afrikane që të paraqesin kërkesa për kthimin e veprave të marra nga Franca gjatë epokës koloniale. Por nuk është e qartë se si mund të pranohet kërkesa për Mona Lizën.

Gazeta Le Parisien intervistoi kritikun e artit Alessandro Vezzosi, themeluesin e Muzeut Leonardo da Vinci, i cili në vitin 2021, pas një kërkimi të gjerë, identifikoi 14 pasardhës të drejtpërdrejtë të Leonardos, të cilët janë ende gjallë. “Nga pikëpamja juridike, pasardhësit e Leonardos mund të kenë ndoshta një shans, në skenarin më të mirë, për të pasur një pjesë të ardhurat nga përdorimi i imazhit të Leonardos në tregti – thotë Vezzosi. Por historia e Mona Lizës nuk i shqetëson ata. Prej pesë shekujsh ka qenë pronë e Francës dhe nëse ekziston një dyshim i vogël për dëshminë e blerjes, nuk ka asnjë shans që kjo pronësi të vihet në dyshim”.

Gjithashtu, falë Mona Lizës, Luvri është muzeu më i rëndësishëm dhe më i vizituari në botë, me 10 milionë vizitorë në vit. Pothuajse 80 për qind e vizitorëve qëndrojnë në radhë për të parë Mona Lizën, objektivi i demonstratave të aktivistëve mjedisorë dhe një imazh i kudondodhur në dhjetëra produkte tregtare të lidhura me muzeun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy