Sonte koncert në TKOB me kompozimet e Ennio Morricone-s

Sonte koncert në TKOB me kompozimet e Ennio Morricone-s

Kompozimet e mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, më datën 5 qershor, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane.

Koncerti simfonik vokal do të zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.

Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit.

Ennio Morricone vdiq 3 vjet më parë, në korrik të vitit 2020 në moshën 91-vjeçare.

Koncertin e fundit ai e dirigjoi në Palazzo Madama, disa muaj para se të ndërronte jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy