Turizmi kulturor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Elbasan, ku muzetë dhe objektet e trashëgimisë historike po kthehen në një nga shtyllat kryesore të shndërrimit të qytetit në një destinacion kulturor.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja tregon për MCN disa prej projekteve që synojnë restaurimin dhe shndërrimin e godinave historike në muze për vizitorët vendas dhe të huaj.



