Edicioni i 59-të i Bienales e Artit në Venecia/ Shqipëria merr pjesë me veprën e Lumturi Blloshmit

Edicioni i 59-të i Bienales e Artit në Venecia/ Shqipëria merr pjesë me veprën e Lumturi Blloshmit

Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ngjarjes më të madhe të artit bashkëkohor në botë, me veprën e Lumturi Blloshmit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në kujtm të një vjetorit të ndarjes nga jeta nga Covid-19 të artistes Blloshmi.

“Vetëm pak ditë më parë u mbush një vit nga ndarja e artistes nga jeta, për shkak të COVID-19 dhe Ministria e Kulturës e pa të udhës t’i bëjë një homazh figurës së kësaj artisteje me një temperament të rrallë, gjithnjë kërkuese, gjithnjë provokuese, duke e përzgjedhur pikërisht atë si artisten e vitit 2022”.

Pavijoni do të kurohet nga Adela Demetja, njohëse mjaft e mirë e veprës së Blloshmit, por edhe një kuratore, me një eksperiencë të konsoliduar brenda e jashtë vendit.

Margariti u shpreh se kuratorja Adela Demetja iu përgjigj kërkesës së ministrisë me një qasje që bën bashkë disa mediume e që do të paraqesë të plotë veprën edhe botën e Lumturi Blloshmit, e cila i tejkalonte kufijtë e lokales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy